Primaret në PD/ Bylykbashi: Fluks i lartë votuesish që në orët e para!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se procesi i Primareve për qarkun e Durrësit po shkon shumë mirë, ndërsa interesi i anëtarëve të PD që i janë drejtuar kutive të votimit ka qenë i lartë që në fillim.

Bylykbashi e ka cilësuar procesin si një nga më demokratikët.

“Sot është hapur sipas ri i një për proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin.
Procesi ka nisur në orën 08: 00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale.
Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …