Erion Veliajt duket se propagandës me “kaseta të gatshmë” nuk do i ndahet as tani kur është në qeli me urdhër të SPAK.
Zyra e shtypit të Veliajt ka njoftuar ditën e sotme se avokatët e kryebashkiakut do të mbajnë një konferencë me gazetarët, në orën 14:00 në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet.
Por, në njoftimin për gazetarët, këtyre të fundit u bëhet me dije se e kanë të ndaluar që të marrin kamera me vete apo pajisje regjistruese, pasi takimi do të jetë me regjistrim dhe nuk do të transmetohet live. E gjitha kjo bëhet me qëllim që më pas, stafi i Veliajt të transmetojë vetëm ato që i shkojnë për shtat kryebashkiakut.
Ky është një skandal i vërtetë në etikën gazetareske dhe në censurë, ku një pjesë e mirë e gazetarëve kanë bërë thirrje që të bojkotohet, por duke qenë se një pjesë e mirë e televizioneve janë të kapur nga Veliaj, kjo propagandë do të transmetohet kur t’u dërgohet kaseta e gatshme nga stafi i Veliajt.
Kujtojmë se Veliaj është një prej politikanëve që njihet për “kasetat e gatshme”, madje edhe kur u arrestua nga SPAK, në televione po jepej “live” aktiviteti i kryebashkiakut në përurimin e një kopshti në Yzberisht.