Berisha: LaCivita e paralajmëroi Ramën që të mos luajë me zgjedhjet sepse do të ketë pasoja!

Në komunikimin me qytetarët në rrjete sociale, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se Ramës i erdhi një paralajmërim shumë i fortë nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, zoti Chris LaCivita, i cili e paralajmëroi që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të.

“Ndryshime të mëdha kanë ndodhur. Siç e shihni, është e vërtetë që Edi Rama bën gjithçka, por është e vërtetë se prozhektorë të fuqishëm janë drejtuar drejt Shqipërisë.

Është e vërtetë se brenda tyre ka një shkërmoqje të paparë.

Është e vërtetë se ka 2 muaj që këndojnë himnin e hajdutit, përpiqen të mbrojnë Erion Veliajn.

Nga ana tjetër, tre rezoluta ndërkombëtare, kanë denoncuar botërisht Edi Ramën si njeriun e farsës elektorale.

Nga ana tjetër, atij i erdhi një paralajmërim shumë i fortë nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, zoti Chris LaCivita, i cili e paralajmëroi që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të.

Pra, është ky kompleks faktorësh.

Është edhe një klimë siç e keni ndjerë ju në diasporë, e cila është e krahasueshme me vitet 1991-

1992 që paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Edi Rama ka nisur t’iu hajë ju si bijtë e tij! Zoti ju ruajtë çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA NË KUVEND Ta pastrojmë pak se …