Berisha: Koalicioni për “Shqipërinë Madhështore” paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri të ditur se koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ është paraqitur me listë dinjitoze.

Në daljen për mediat, Berisha u shpreh se në lista bëjnë pjesë specialistë të shquar, përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë.

“Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri.

Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë.

Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë.

Pra, kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave dhe jam i bindur se impakti i tyre tek qytetarët shqiptarë do jetë i një fakti që ndez peshë, çon peshë zemrat e tyre.

Natyrisht kjo garë elektorale, e cila ka krijuar siç keni parë vetë një klimë të pashembullt nga ’90-a gjer sot, ka si frymëzim programin e PD, një program që në shtyllat e tij, në paketën e dhembshurisë, në shtyllën Made in Albania, Shqipëria Madhështore është programi në distancë më i mirë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët para tyre, dhe programi më realist”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …