Berisha: Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do të jenë dy veprat e para publike!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencë me gazetarët, theksoi angazhimet e tij dhe të partisë për të adresuar disa prej çështjeve më të rëndësishme për Shqipërinë. Ai u shpreh se, si një lider i njohur për përmbushjen e premtimeve, ka dhënë tre angazhime kyçe për të ardhmen e vendit.

Berisha garantoi një qëndrim të ashpër ndaj krimit të organizuar dhe premtimi për projekte infrastrukturore të rëndësishme që do të fillojnë sapo qeveria e tij të vijë në pushtet.

“Natyrisht nuk mund të mos them se kishte një rëndësi të veçantë edhe fakti se Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve dhe unë u zotova aty tre gjëra.

-Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm ata që nxorën autokolonën më 13 maj, por edhe Beneti që hipte mbi tanket e tyre të blinduara, ata do dënohen të gjithë sipas ligjit.

-Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do nisë punimet sapo të vijë në pushtet.

-Zgjerimi i rrugës së Muriqanit dhe investime të tjera, por unë u ndala në këto objekte kryesore.

Prandaj ky është edhe fakti se pse Shkodra dhe shkodranët e kanë pritur me entuziazëm idenë e Shqipërisë Madhështore, e cila fillon me paketën e dhembshurisë dhe pastaj vazhdon me Made in Albania dhe projektet e mëdha, Shqipëria thellësisht high-tech”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reuters: Mijëra protestues kundër qeverisë në Shqipëri, policia i sulmon me topa uji

Reuters Policia në Tiranë përdori topa uji gjatë përplasjeve të së dielës (22 mars) me …