Rama në Durrës: Na vjen keq për “shokët e partisë” në burg, por jemi krenarë…

Gjatë një takimi në Durrës, kryeministri Edi Rama ka folur për drejtësinë, ku tha se i vjen keq për disa nga socialistët që kanë përfunduar në qeli.

Por më tej Rama tha se duhet të jenë krenarë për Reformën në Drejtësi, të cilën sipas tij e ka bërë Partia Socialiste.

Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë.

E kemi bërë ne. Si qenka kjo. E kemi bërë ne dhe nuk e bën dot askush tjetër. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar …