Spahia: 11 maji, dita e ndryshimit për Shkodrën dhe Shqipërinë!

Në një takim me demokratën në qytetin e Shkodrës, Kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia u shpreh para qytetarëve se, 11 Maji është dita kur shkodranët dhe shqiptarët do të ndryshojnë me votën e tyre realitetin e zymtë që ka mbizotëruar për 12 vjet, si pasojë e qeverisjes së Edi Ramës.

Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për deputet i qarkut Shkodër, Bardh Spahia, gjatë prezantimit me strukturat dhe grupseksionin nr. 2, në një pritje entuziaste që ata i rezervuan ofertës së koalicionit për “Shqipërinë Madhështore”.

Në përballje me listat e krimit që Edi Rama ka servuar për shqiptarët, ne kemi ofruar djem dhe vajza të shkolluar, të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira qytetare, shtoi Spahia.

Ai dhe i deleguari politik, Luçjano Boçi, theksuan se PD është forca që ka një program konkret dhe të realizueshëm qeverisës.

Spahia gjithashtu foli për projektet konkrete që PD do të zbatojë për Shkodrën që në mandatin e parë qeverisës, për të cilat kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë garancinë e tij.

Kandidati për deputet, bëri një thirrje për çdo demokrat dhe qytetar që, më 11 Maj, të lënë mënjanë çdo pakënaqësi dhe të votojnë për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, si alternativën e vetme për të rikthyer madhështinë që Shqipëria meriton.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …