Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se ajo kishte detyrën që të mbikëqyrte punimet për inceneratorin e Tiranës.
Në takimin me banorët e degës 9 në Tiranë, Berisha tha se, 130 milionë euro kanë shkuar në kontot e Edi Ramës, por Balluku e qepte gojën.
“Djegësi i Tiranës janë dhënë 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur. Si u zhdukën ato? Jua them unë. Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, se soji i saj nuk ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detyrë të mbikëqyrte punimet e atij djegësi.
Ju me taksat tuaja në ministrinë e saj paguani tre vetë vetëm për ta mbikëqyrur, por ajo e dinte se ato para shkonte në kontët e Edi Ramës. Ajo e qepte gojën. Sot aty nuk ekziston as nam e as nishan. Ato janë 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione mesatare”, tha Sali Berisha.
Gazeta RD