Berisha: Do amendohet plotësisht ligji i sponsorizimeve! Nuk ka Shqipëri Madhështore pa sport madhështor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar amendim të ligjit për sponsorizimin në sport, me qëllim që të ketë më shumë autonomi.

Berisha theksoi në fjalën e tij se, ‘duke iu garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë së PD, ftoj të gjithë sportistët të punojmë së bashku për një Shqipëri Madhështore, e cila nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor’.

“Artani ka bërë disa sugjerime shumë të drejta për ligjin e sponsorizimeve. Ai ligj do amendohet plotësisht dhe do përshtatet për t’i hapur të gjithë hapësirën e nevojshme që investitorë të mund të investojnë, të bashkëinvestojnë në klube private, në forma të ndryshme.

Pra, të rriten njëlloj si në vendet me sport më të avancuar, burimet financiare për sportin dhe sportistët.

Thashë edhe njëherë, duhet ta bëjmë sportin element kapital të edukimit, të shkollimit të të rinjve dhe fëmijëve tanë.

Duke iu garantuar për mbështetjen e plotë të qeverisë së PD, ftoj të gjithë sportistët të punojmë së bashku për një Shqipëri Madhështore, e cila nuk mund të jetë kurrë e tillë pa një sport madhështor.

Pra, të bëjmë gjithçka për një sport të niveleve më të larta, më cilësore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha në Asamblenë e OSBE: Drama e kombit tim: 45% e popullatës është larguar në 10 vjet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të …