Këlliçi: Në listat e PD janë 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç

Opozita ka prezantuar gjatë mesditës së sotme në një takim programin për Rininë me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën tha se, “po e vazhdojmë aty ku e nisëm me 7 nëntor të vitit 2021 me foltoren e FRPD që në fakt i dha atë ritëm, fuqi dhe vrull që prisnin të gjitha foltoret dhe demokratët e Shqipërisë për rithemelimin e PD, për shpëtimin e PD, për ringritjen e PD dhe për kthimin e saj në pushtet”.

“E mbani mend shumë mirë se këtu kemi qenë të gjithë së bashku, drejtues apo ish drejtues të Forumit. Dhe sot vijmë në një tjetër pozicion me premtime të mbajtura nga ana e kryetarit të PD që kam kënaqësinë ta falënderoj sot për pjesëmarrjen Prof,Dr, Sali Berisha.

Ne ate foltore të 7 Nëntorit 2021u fol për promovimin e të rinjve për krijimin e hapësirave për të rinjtë në PD. Ku e gjejnë veten të rinjtë sot në PD. Janë plot 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Që janë kandidatë zyrtarë për deputetë të PD në këto zgjedhje. Besart Xhaferri sot është kandidatë për deputete dhe do të jetë deputete në kuvendin e Shqipërisë. Unë si avokati juaj do të jem sërish  në kuvendin e Shqipërisë, Grigels Muçollari Sekretari i Përgjithshëm i FRPD në atë foltore është sot kandidat për kuvendin e Shqipërisë. Lisandër Hoxha ish nënkryetar i FRPD është sot kandidat për kuvendin e Shqipërisë…

Dhe kjo falë një vizioni të qartë të kreut të PD dhe kryeministrit të ardhshëm doktor Berishës, për tu dhënë mundësi të rinjve, që ata të mos largohen nga Shqipëria. Në mënyrë që të mos kemi më ministri rinie që nuk është për rininë. Ne mënyrë që të mos kemi më ministri pa portofol që ka në thelb rininë por që nuk kanë asnjë program dhe asnjë vizion për rininë.

Në sot jemi këtu për të shpalosur edhe programin që ka PD për rininë. Një program i hartuar nga të rinjtë e Forumit Rinor, nga të rinjtë e PD dhe që do tyë shpaloset po nga përfaqësues të PD”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …