PD letër Dumanit: Sa hetime ka nisur SPAK për krimet zgjedhore?

Partia Demokratike ka kërkuar informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore nga ana e SPAK.

Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.

“Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

Image

Letra 

Kërkesë për informacion

Nga:

Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: pd@rithemelimi.com

Baza ligjore:

Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Drejtuar:

STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)

Z. Dumani,

Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:

Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?

Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?

Duke ju falenderuar,

DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Franci NURI

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …