Pjerin Ndreun akseson platformën e ndaluar nga Rama, komentuesit e denigrojnë në TikTok, ai i kallëzon

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë, Admir Kadeli kallëzuan në polici një llogari anonime në TikTok, që shpërndan foto dhe video të montuara me përshkrime fyese dhe denigruese ndaj tyre.

Rasti u denoncua nga Pjerin Ndreu edhe përmes një postimi në Facebook.

“Unë e marr me mend se kush jeni! Por do t’ua zbardh fytyrën e zezë,” paralajmëroi Ndreu.

Edhe pse Rama e mbylli TikTok-un për një periudhë 1-vjeçare, shumë përdorues e aksesojnë atë përmes aplikacionit VPN, e po ashtu edhe socialisti Pjerin Ndreu i cili duket se nuk u bindet vendimeve të liderit të tij.

About Redaksia

Check Also

Intervista-Hasimja/ E gjithë opozita e bashkuar për të fituar Tiranën me Florin

Pyetje: Zoti Hasimja Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por …