Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm  tritoli ka ndodhur në një banesë në Tiranë, rreth orës 00:35 minuta, në rrugën “Besnik Hidri”, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

Tritoli shpërtheu në derën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa, teksa nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, duke përfshirë dëmtimin e derës së oborrit, xhamave të banesës dhe një automjeti i parkuar aty pranë.

Burime bëjnë me dije se Tonin Qafa është me origjinë nga Fushë Arrëzi, teksa në vitin 2009 i kanë vrarë të vëllain. Pas vrasjes së të vëllait, Tonin Qafa ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në Shqipëri vetëm muajt e fundit.

Hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve.

Policia tha se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …