Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan t’ia faturojnë Fatmirit se ka marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë!

Gjatë një konferencë shtypi nga selia e PD, Berisha ka komentuar edhe lajmin për hakerimin e adresave te e-mailit te prokurove të SPAK. Ai tha se, shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin”.

Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë.

Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS.

Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt.

Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.

Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike.

Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin.

Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …