Bibliotekat nuk janë kulla/ Berisha: Unë jam për një Bibliotekë të re Kombëtare, ne do e ndërtojmë një të tillë

Kryetari I PD, Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me projektin për ndërtimin e një Biblioteke të Re Kombëtare, duke hedhur poshtë idenë e Edi Ramës për ndërtimin e një “kulle” për këtë qëllim.

Ai ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për një bibliotekë moderne dhe funksionale, pasi infrastruktura aktuale është e kufizuar dhe nuk mund të mbështesë nevojat e rritura për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Kurrë nuk do ndodhë ajo.

Ky është një akt, një ëndërr e vjetër e Edi Ramës.

Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

Ajo nuk do ndodhë.

Vendi ka nevojë për një bibliotekë kombëtare të re dhe mendoj se një institucion i tillë ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara, të jemi realistë me këtë.

Biblioteka kombëtare ka punonjës ndër më mirët.

Erion Veliaj e përmbyti me rikonstruksionin që i bëri sheshit, e përmbyti. Ajo qe një përmbytje shumë e dhimbshme, me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe ato i thanin me tharëse flokësh. Një gjë e paimagjinueshme.

Dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi sepse u hipi uji mbi dritare.

Ngriti ky, bëri sheshin, mori miliarda dhe kështu që u përmbyt biblioteka.

Unë jam për një bibliotekë të re, të ndërtohet një bibliotekë dinjitoze, por bibliotekat nuk janë kulla.

Ka modele shumë të bukura që i përshtaten dhe ne do ndërtojmë një bibliotekë të re”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …