Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e 27-vjeçarit Ajet Lleshi në Has. I riu u gjet i ngrirë në malin e Pashtrikut pasi kishte dalë për të prerë dru. Për disa orë i humbur prej reshjeve intensive të dëborës, Ajet Lleshi telefonoi të atij për ndihmë.
“Bab kam mbet në mal”, mësohet se i ka thenë të atit, dhe me pas nuk janë lidhur dot me të.
Ajet Lleshi u gjet pa shenja jete në malin e Pashtrikut, ndërsa babai i tij, Riza Lleshi, ndodhet në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike. Babai i tij, së bashku me tre xhaxhallarë, u nisën në kërkim, por u ndanë në drejtime të ndryshme.