Nis izolimi ndërkombëtar për Ramën, Këshilli i Europës anulloi darkën me të, denoncmi i skandalit

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri.

Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos.

U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.

Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion.

Takova zyrtarë dhe miq të shumtë.

Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike.

Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane.

Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare.

Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë.

Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë.

Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt.

Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.

Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.

Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.

Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.

Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri.

Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.

About Krye Redaktor

Check Also

Thirrja e strategut të Trump për shqiptarët: Çohuni dhe ndryshoni Shqipërinë!

Chris LaCivita Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humbet më të mirët …