Autobusi urban i Unazës merr flakë para Ministrisë së Jashtme

Një nga urbanët e Unazës në Tiranë ka marrë flakë ditën e sotme. Mësohet se urbani ‘Green Line’ ka shpërthyer në flakë para Ministrisë së Jashtme.

Autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, për shkaqe ende të paqarta.

Kjo situatë ka shkaktuar panik tek pasagjerët.

Kujtojmë se kjo situatë me autubusët e Nadir Çaushollit është e përsëritur. Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut.

Po ashtu një aksident masiv është shënuar në shkurt të viti 2023 ku u përfshi një autobus i Çaushollit dhe 11 makina, me të paktën 9 të plagosur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Bima e vetme aromatike për Ramën është droga!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim, me Prodhuesit …