CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Video e LaCivita me mesazh të fortë për Ramën: Do kapesh si…

Kryestrategu i fushatës së opozitës, Chris LaCivita, arkitekti i fitores historike të Donald Trump, postoi një tjetër mesazh paralajmërues për Edi Ramën.

Pak përpara nisjes së fushatës elektorale, LaCivita shkruan se, “sherifi po zbret në qytet”.

Në mesazhin e tij, LaCivita thekson se komentuesit e kanë paralajmëruar Ramën se në qytet do vijë një sherif i ri.

Teksa poston reagimin e Ramës, LaCivita vendos edhe një bexh të sherifëve amerikanë.

Më herët, LaCivita postoi një video, duke pyetur se kush është bufi dhe kush është miu.

Në mënyrë indirekte, ai e krahason Ramën me miun, gjitarin e preferuar nga bufi.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …