Berisha: Fillimi i fushatës ka sjellë një shpërthim të besimit te opozita! 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nisjen e fushatës elektorale të PD dhe kolaicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e ka konisderuar një shpërthim të besimit që qytetarët kanë tashme tek opozita.

Duke folur në konferencën e fillim javës me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se kontrasti me ceremoninë qesharake të PS, është regjistruar vetëm në vitin 1992, duke shtuar se ajo është dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës.

“Siç e keni parë, fillimi i fushatës mund të vlerësohet eksplozion i besimit, i pëlqyeshmërisë.

Po, absolutisht nuk e keni parë kurrë të tillë në atë shesh, i qytetarëve të Tiranës, ndaj PD, programit të saj, i cili po bën fole çdo ditë e më shumë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.

Ai entuziazëm që shpërtheu fillimisht në diasporën, ajo frymë optimizmi dhe vendosmërie që ju e patë në takimet fantastike që u zhvilluan në Romë, Parma, Milano, Athinë, Breshia, ai entuziazëm vërshoi dhe ngrohu së bashku me programin e PD, zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Analistët, kronistët, e quajnë hapjen e fushatës elektorale me datën 11 në sheshin Nënë Tereza, më të bukurin, më fantastikun që ai shesh ka njohur ndonjëherë.

Por po kaq ishte edhe konventa e PD, ku delegatët e saj, por edhe të ftuar, mirëpritën me entuziazëm të madh dhe optimizëm programin e PD për Shqipërinë Madhështore në 4 vitet që vijnë.

Breshia ishte një pikë kulmore tjetër e këtij programi, e këtij turi, e kësaj fushate.

Një entuziazëm i papërshkruar, një optimizëm dhe vendosmëri e madhe e shqiptarëve në diasporë për datën 11 për fitoren e PD dhe rotacionin e pushtetit.

Ndjehem pafundësisht mirënjohës, pafundësisht i motivuar dhe pafundësisht falënderues për të gjithë ata që kontribuan në këto zhvillime madhore të fushatës më të rëndësishme, që është fushata për zgjedhjet e vitit 2025.

Po ju e patë, një kontrast i papërshkrueshëm, një kontrast të atillë, Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992, midis hapjes së PD dhe asaj ceremonie qesharako-parodike në sheshin Skënderbej të Edi Ramës.

Ju e patë, në bulevardin e ri, me dhjetëra e dhjetëra autobusë, dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Mitingu gjysëm mortor që ai organizoi për Erion Veliajn në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30 përqind më shumë pjesëmarrës se sa fushata, në të cilën ai paraqiti vetëm një mashtrim të radhës, pasaportën evropiane të Edi Ramës, në të cilën janë të stamposura portretet e Taulant Ballës, Ilir Beqës, Lubi Ballukut, Damian Gjiknurit, Çyrbes, Lefter Kokës, Erion Veliajt, Bllakos, etj.

Pra, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur një dallim si nata me ditën midis dy kampeve siç ndodhi kësaj here”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron revokim të licencave të Ramës për mbjelljen e kanabisit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë garancinë për dhënie përparësie të sektorit të prodhimit, …