Pjesë nga fjala e Sali Berishës
Miq, Shqipëria Madhështore kërkon pastrimin e shtëpisë dhe unë jam këtu para jush për t’u zotuar në mënyrën solemnte se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë.
Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës. Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara. Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.
Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj.
Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë.
Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju.
Nga këta ministra që zhgërryhen në luks të verbuar, të shkëputur nga ju.
A i patë se çfarë ndodhi ditën që hapën fushatën?
Po si mundet një kryeministër të hapë shishen e verës 33 mijë euro?
Po njeriu që pranon orën 600 mijë, 500 mijë euro, është i gatshëm të shitet këmbë e krye te kriminelët dhe ky është Edi Rama.