Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një pasazh të shkurtër nga fjalimi i tij përpara demokratëve në prezantimin e kandiatëve të PD-ASHM në Vlorë.
Në mesazhin e tij, përcjellë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, përmes një video të shpërndarë në platformën sociale, Facebook, Berisha teksa e ka cilësuar qeverisjen 12 –vjeçare të Ramës, si regjimin më të keq, ndërsa ka shprehur bindjen e tij se më 11 maj, qytetarët do t’i japin fund këtij regjimi njëherë e përgjithmonë.
Statusi
Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!
Njëherë t’u përgëzoj ju që e përzutë Edi Ramën dhe nuk guxoi të kandidojë më në Vlorë dhe kjo është një fitore e moralit tuaj.
Është një fitore morale!
rale.