Erisa Bajaziti: Vota, themeli i demokrcaisë! Mos dëgjoni Ramën, por shkoni dhe vendosni për fatin tuaj!

Kandidatja për deputete për Qarkun e Tiranës, Erisa Bajaziti, theksoi se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i kërkojë qytetarëve që të mos shkojnë të votojnë, pasi sipas saj, vota është themeli i demokracisë për shtet.

Ajo tha se, Rama ‘demotivon’ qytetarët për të drejtën e tyre që të vendosin fatin për katër vitet ardhshme.

“Jam shumë e lumtur që rikthehem nga Belgjika në tiranë dhe jam shumë e lumtur që ju gjej në këtë entuziazmin. Nuk dua t’ju mërzis me fjalime të gjatë por ndoshta mund të kthej përgjigjej pyetjeve që më bëjnë shumë njerëz se pse u ktheva në Shqipëri.

Mendoj se plaga më e madhe këtu sot është që ata bij nënash dhe biaj nënash prindërish që janë larguar nga Shqipëria dhe ti nuk mund ti zgjidhen problemet me tri veprime duhen shumë veta duheni ju unë dhe shumë të tjerë. Por për ti rikthyer këta të rinj duhet ti japësh njëherë atyre shembullin personal dhe ti kërkosh njerëzive të tjerë ti bindësh dhe ata që të kthehen në foletë e tyre. Sepse unë ndjej se foleja jonë është duke u shkatërruar bijtë e nënave ta ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri dhe kjo është arsyeja më e madhe se përse unë jam këtu.

Dhe nëse do të frymëzoja qoftë dhe një persona të vetëm që ta ndërton te të ardhmen në Shqipëri, atëherë do ta quaja misionin tim deri diku të arritur. Por për këtë kemi nevojë për njëri tjetrin. Tavolinat e prindërve tanë nuk duhet të jenë bosh, kur prindërit tanë shkojnë nëpër spitale, nuk duhet të jenë vetëm, ata duhet të jenë të shoqëruar dhe duhet të ndihen të sigurt.

Kështu që ne kemi detyrën dhe duhet të marrim përgjegjësinë tonë, ashtu sicc prindërit morën përgjegjësinë për ne, sot të marrim ne përgjegjësinë për ata. Dhe këtë mund ta arrijmë bashkë dhe kjo mendoj që është një emergjencë ndërkombëtare, që duhet t’i japim sa më shpejt zgjidhje. E dyta është arsimi, besoj se arsimi është një nga themelet e shoqërisë besoj se arsimi, unë besoj se falë arsimit ne mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë, ne mund të ndërtojmë një shoqëri të ndërgjegjshme, e cila kërkon llogari dhe nuk shkon qorrazi.

Dhe e treta është vota kam dëgjuar së fundmi kryeministri shqiptarëve  i kërkon atyre që  të mos shkojnë që të votojnë, kjo nuk mund të përdoret në një demokraci. Vota është themeli i demokracisë, vota është fuqia juaj, vota është mënyra që ju mund të kërkoni llogari për ata që ju qeverisin për ata që kanë fatin tuaj në dorë. Edhe unë ju motivoj që në 11 maj të shkoni sa më shumë të votoni sepse kështu ju shfaqni vullnetin tuaj. Mos harroni ju i jepni peshë votës tuaj”, tha Bajaziti.

About Redaksia

Check Also

Dënoi farsën elektorale të narkoshtetit të Edi Ramës! Berisha falenderon Sekretaren e Përgjithshme të EPP

Kryetari i PD, Sali Berisha ka falënderuar Sekretaren e Përgjithshme të EPP Dolors Monsarrat, pasi …