Studentja: Me fitoren e PD krijojmë punë edhe rikthejmë dinjitetin për të ardhmen!

Në takimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, në Kukës, ku prezantoi kandidatët e PDASHM, mori fjalën edhe studentja Adela Cahani.

Cahani u shpreh se jemi lodhur duke parë të afërmit dhe miqtë tanë dukë u laguar nga ky vend dhe i bëri thirrje të gjithve të votojnë PD më 11 maj, sepse me fitoren e PD-së do të hapim rrugë për politika që krijojnë punë dhe mbështesin arsimin, rikthejnë dinjitetin dhe besimin që mund të jetojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu.

Adela Cahani student

“Përshëndetje bashkëqytetar të Hasit, Kuksit dhe Tropojës. Unë jam Adela Cahani dhe sot flas jo vetëm si maturante nga Hasi, por si zëri i një brezi të tërë që është lodhur duke parë të afërmit dhe miqtë duke u larguar nga ky vend. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që ndjej kur dikush që t’i do detyrohet të largohet nga ky vend jo për të ndjekur një ëndërr, por për t’ju shpëtuar mangësive të tyre. Sot Hasi, Kuksi dhe i gjithë veriu i Shqipërisë kanë humbur mijëra të rinj këto vite. Jo sepse nuk kemi vlera, ide apo guxim, por nuk kemi pasur një shtet që na dëgjon dhe një qeveri që investon në ne. Kjo nuk është historia që ne duam të shkruajmë më tej. Më 11 maj kemi një shanc të ri, një mundësi për të ndalur këtë plagë që po zbeh familjet tona, për të hapur një kapitull të ri ku të rinjtë nuk largohen më, por qëndrojnë në vendin e tyre. Me fitoren e PD-së do të hapim rrugë për politika që krijojnë punë dhe mbështesin arsimin, rikthejnë dinjitetin dhe besimin që mund të jetojmë dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu. Nëse të rinjë qëndrojnë mënjanë nuk funsionon, andaj sot i bëj thirrje të gjithve angazhohuni mos e lini veten në duart e atyre që nuk i’u meritojnë. Mbështesni PD, forcën e vetme opozitare që ka dëshmuar që nuk dorëzohet, që qëndron pranë njerëzve dhe pranë jush. Le ta bëjmë Kuksin, Hasin dhe Tropojën një vend ku njerëzit jo vetëm të qëndrojnë, por të kthehen me krenari. Ju ftoj të fitojmë së bashku më 11 maj! Fitore!”

About Redaksia

Check Also

Benet Beci zhvat 270 milionë edhe nga buka e fëmijëve të Shkodrës

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet …