Drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me premtimet që rivalja e tij politike në këtë qark nga PS, Belinda Balluku, u bën qytetarëve apo çunave problematikë, me qëllimin e vetëm që t’i marrë votën në zgjedhjet e 11 majit.
Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se Balluku është e ‘zonja’ për të mashtruar publikisht dhe privatisht, por dhuma me hekura me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pojskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën!
Postimi
Belinda Balluku është shumë “e zonja” për të bërë premtime/mashtrime publike dhe private, por, më besoni, nuk është aq “e zonja” sa t’i mbajë ato. Dhoma me hekura dhe me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pojskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën!
Por kulmi i të gjitha premtimeve/mashtrimeve është kur u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu! Perlë, perlë! 😂 Ndërkohë, koha po ngushtohet, kur dhoma në Pojskë të bëhet e banueshme!