Bardhi: Prioriteti ynë është rikthimi i rinisë dhe ndërtimi i infrastrukturës!

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në Qarkun e Fierit, ka kryer takime në fshatin Portëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve për gjendjen e rëndë ekonomike dhe infrastrukturën e degraduar.

Fshatrat e asaj zone janë përballur me një shpopullim të frikshëm, ndërsa infrastruktura dhe kushte jetese janë të papranueshme, me ujërat e zeza që kalojnë nëpër rrugë dhe përpara shtëpive.

Gjatë takimit ka qenë edhe kandidati Gentian Koçi, ndërsa banorët kanë shprehur zhgënjimin e thellë me qeverinë, duke kërkuar ndryshime konkrete që do të mundësonin punësimin e të rinjve dhe kthimin e jetës në këto zona.

Postimi
[📍] Portëz
Në fshatrat e njësisë administrative Portëz ka një shpopullim të frikshëm. Vetëm pak km larg Fierit, por ka zero vëmendje nga qeveria. Ujërat e zeza që kalojnë në rrugë dhe përpara çdo banese, si dhe infrastruktura si në mesjetë, i kanë kthyer këto fshatra në shkretëtirë.
Me kandidatin Gentian Koçi takuam banorët, që na thanë se armiku më i madh i tyre mbetet papunësia. Nuk e fshehin zhgënjimin me qeverinë dhe kërkojnë të shohin tek ne dritën në fund të tunelit.
[📌] Nuk ka prioritet më të madh për ne, sesa të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme në çdo fshat dhe të kthejmë të rinjtë të punojnë në Shqipëri për veten dhe familjet e tyre! [✅] [1️⃣] [🇦🇱]

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …