Berisha: Rama i ka ndaluar të gjitha debatet se i ka kundër! Bën polle e stërpolle, por qytetarët do i japin atë që meriton me 11 maj!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar edhe një herë Edi Ramën, duke e ftuar në debat. Por sipas Berishës, Rama nuk përballet dot se nuk ka si të justifikojë vjedhjet e tij.

Berisha tha se, nuk del në debat Edi Rama, jo, jo, se si mund të dalësh ti në debat dhe të justifikosh sarajet e tua me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjatë se sarajet e Enver Hoxhës dhe me oborr 4 herë më të madh, 8300 metra.

Berisha: Miq, tetë ditë na mbetën.

Në këtë betejë epike, në këtë betejë historike, Edi Rama po bën çdo gjë për të mashtruar qytetarët.

Ka bllokuar debatet, prapë i them hajde në Astir, të dalim para këtyre burrave dhe grave.

Po ti je lloji i shpifur i censurës, njëlloj si yt atë që vari në shtyllë poetin e pavdekshëm Havzi Nelën, për vargjet e tij kundër regjimit. Edhe ti ke ndaluar debatet sepse janë të gjitha kundra teje.

Nuk del në debat Edi Rama, jo, jo, se si mund të dalësh ti në debat dhe të justifikosh sarajet e tua me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjatë se sarajet e Enver Hoxhës dhe me oborr 4 herë më të madh, 8300 metra.

Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur je autori kryesor i zhdukjes së 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës.

Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur u bëre me saraje me 3800 euro të deklaruara në shtet.

Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur blen instilacionin 5 milionë euro. 5 milionë euro as perandori japonez nuk e blen, as presidenti amerikan, as kancelari gjerman.

Kurse ti e blen me paratë e atyre që i lë pa ilaçe.

Me paratë e këtyre fëmijëve që i lë pa shkolla.

Me paratë e tyre foshnjave që i lë pa çerdhe.

Prandaj nuk del dot ti këtu.

Rri e bën polle dhe stërpolle. Prite pollin e datës 11, qytetarët do të japin ty atë që meriton.

11 është polli i polleve.

Njishat e Astirit, njishat e Shqipërisë do të çojnë ty atje ku e meriton.

Firmosim fitoren, firmosim ndryshimin.

Është radha jonë.

Astiri madhështor.

Shqipëria madhështore.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …