Vokshi: PPE tjetër rezolutë, këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri!

Në Valencia të Spanjës po mbahet kongresi i Partive popullore Evropiane.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e pranishme në Kongresin Zgjedhor të Partisë Popullore Evropiane, ka bërë të ditur dje në një intervistë në Syri tv se, sot në seancën plenare do të diskutohet edhe një tjetër rezolutë për Shqipërinë.

Gjatë intervistës në Edicionin “Ora 19” Vokshi tha për moderatoren Armela Ferko se, rezoluta është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe një ftesë për institucionet që të vijnë e të sigurojnë zgjedhje të lira në Shqipëri.

“Jemi duke diskutuar tashmë dhe do kalojë në seancë, një rezolutë tjetër për Shqipërinë dhe situatën në të cilën ndodhet, dhe mbështetja e presidentit të PPE-së, ka qenë shumë e madhe”, deklaroi Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …