Zgjedhjet e 11 majit/ Topalli: Vota e diasporës do të bëjë ndryshimin historik në Shqipëri!

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka shprehur besimin e saj të fortë se diaspora do të japë një goditje të fuqishme keqqeverisjes së Edi Ramës, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja që shumë shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria.

“Diaspora do të bëjë rrotacionin e madh, ndryshimin historik, në një akt të thellë drejtësie ndaj vetes dhe kombit. Shqiptarët po votojnë masivisht, dhe kjo duket nga mesazhet që ata dërgojnë. Po e themi se viti i diasporës është më shumë se një thënie, sepse ata do të bëjnë ndryshimin e thellë”, tha Topalli.

Topalli shprehu disa shqetësime të ngritura nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe bëri thirrje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veprojë menjëherë për t’u dhënë mundësi atyre që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ajo theksoi se disa shqiptarë jashtë Shqipërisë kanë marrë zarfe nga DHL për t’i dorëzuar votat, por logjistika e dorëzimit ka dështuar në disa raste, duke penguar procesin.

“Kërkoj që KQZ të kërkojë nga DHL të përmbushë kriteret ligjore dhe logjistike, pasi mosrespektimi i afateve dhe thyerja e ligjit cënon rëndë të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha ajo.

Topalli theksoi se diaspora është një faktor kyç në ndryshimin politik në Shqipëri, duke pritur një angazhim të fortë nga ata që do të ndikojnë në rezultatet zgjedhore të ardhshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha takon Komisionerin e BE, Hahn: Do ngre zërin për të gjitha problematikat e PD

Në një takim të zhvilluar në një atmosferë miqësore, lideri i Opozitës, Sali Berisha, u …