Berisha: Paralajmëroj patronazhistët që vijnë nga rrethet e tjera, larg duart nga tokat e Dumresë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një takimi në Belsh paralajmëroi patronazhistët që vijnë nga rrethet e tjera; larg duart nga tokat e Dumresë se nuk do u njihen! Berisha tha se, u garantoj se subvencioni i fermerit shqiptar do jetë identik me fermerët e rajonit.

“Miq, programi ynë, e thashë dhe njëherë, është programi i rikthimit të taksave te qytetarët.

I garantoj fermerët e Dumresë, njerëz të mrekullueshëm që e kanë qëndisur Dumrenë dhe e kanë shndërruar në një nga zonat më të bukura, më panoramike të Shqipërisë dhe të Ballkanit, subvencionet do pesëfishohen për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.

Sa la në buxhetin 8 miliardë Edi Rama? 32 milionë për rreth 390 mijë fermerë. Shuma më qesharake. 230 milionë ka Maqedonia vetëm subvencionet.

U garantoj se subvencioni i fermerit shqiptar do jetë identik me fermerët e rajonit.

Prodhimet tuaja do mbrohen në çdo sezon.

Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit hidhet në koshin javën e parë.

Miq, ja ku është Banja.

Hidrocentrali i Banjës u ndërtua para së gjithash si vepër vaditëse.

A kanë investuar ndonjë qindarkë? Asnjë qindarkë.

U garantoj se mandatin e ardhshëm, Dumreja dhe e gjithë zona do përfitojë nga vaditja nga ujërat e hidrocentralit të Banjës.

Ky e shkretoi kombin. Shkretim në kuptimin që shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria.

Nga Dumreja kanë ikur rreth 60 përqind të banorëve të saj.

Dhe tani patronazhistët nga rrethet e tjera kanë lëshuar dhe marrin tokat tuaja.

Unë u them këtu, larg duart nga tokat e Dumresë se në mënyrë absolute as një metër katror tokë, çka nuk është banor i Dumresë, nuk do t’i njihet.

Dokumentet do të jenë ato që keni ju dhe çdo tjetër, çdo patronazhist që vjen, do të largohet dhe do të dënohet për vepër kriminale.

Miqtë e mi, programi ynë për biznesin është për klimën më miqësore.

Unë garantoj bizneset e vogla se energjia do të shitet me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot.

Tarifa e ujit do përgjysmohet.

Tarifat e sipërfaqes publike do të pjesëtohet me 5.

Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten në 180 mijë euro.

Pra, një hapësirë e re për biznesin e vogël.

Për bizneset e tjera, taksa e sheshtë 10 përqind.

TVSH 15 përqind.

Energjia 6 lekë.

Shqipëria do ketë një seri zonash industriale. Vendi me tërheqës për investimet e huaja.

Motorët e punësimit të shqiptarëve dhe rritjes së mirëqenies do ndizen me të gjithë fuqinë.

Kështu që ne ecim të sigurt drejt Belshit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …