Bardhi: Terroristët elektoralë që tentojnë të blejnë vota në në Frakull dhe Dërmenas do dështojnë…

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër tentativë për blerje votash në fshatrat Frakull dhe Dërmenas nga vartësit dhe klientët biznesmenë të Belinda Balluku.

‘Terroristët elektoralë që mendojnë se do të blejnë dinjitetin e qytetarëve në Frakull dhe Dërmenas me paratë e korrupsionit dhe paratë e pista të Ceno Klosit, Darli Hoxhës dhe Lulzim Morinës i siguroj që do të dështojnë me sukses të plotë’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë

“Vota jote nuk ka çmim”

PD do të fitojë, sepse qytetarët e përbuzin varfërimin me qëllim blerjen e dinjitetit të tyre në zgjedhje.

Terroristët elektoralë që mendojnë se do të blejnë dinjitetin e qytetarëve në Frakull dhe Dërmenas me paratë e korrupsionit dhe paratë e pista të Ceno Klosit, Darli Hoxhës dhe Lulzim Morinës i siguroj që do të dështojnë me sukses të plotë.

Secili prej tyre është identifikuar, dokumentuar dhe kallëzuar pranë prokurorëve të posaçëm. Për të mos dëmtuar sekretin e veprimeve hetimore jemi udhëzuar të mos bëjmë publikë emrat, por një garanci mund ta jap! Belinda do t’ju marrë me vete! Ajo në Pojskë, ju në burgun e Fierit!

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …