Deklarata e drejtuesit politik i Tiranës, Belind Këlliçi:
Të nderuar qytetarë,
Informacione të sigurta të mbërritura në adresë të Partisë Demokratike, konfirmojnë se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës do të kthehet sonte në karvan elektoral, duke shpërndarë para për blerjen e votave.
Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e vullnetit të zgjedhësve.
I bëjmë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. Toma në Shkodër është vetëm nxënësi i Edit në Tiranë.
U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një.
Ne përsërisim edhe njëherë mesazhin e qartë të Rezolutës së Partisë Popullore Europiane se, nëse makineria shtetërore ndërhyn në zgjedhje, rruga e integrimit të Shqipërisë ndalet.
Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin!
Ju faleminderit.