Partia Demokratike dega Shkodër ka denoncuar një sërë veprimesh të paligjshme që po zhvillohen në Njësinë Administrative Dajç, në funksion të blerjes së votës dhe presionit elektoral në favor të subjektit politik PSD.
Në bazë të informacioneve të siguruara, PD Shkodër bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, zyrtarë lokalë dhe punonjës të administratës publike janë angazhuar aktivisht në fshatrat Dajç, Samrish dhe Rrushkull për të ndikuar procesin zgjedhor nëpërmjet ofertave financiare, kërcënimeve dhe favoreve me shërbime publike.
Përfaqësues të administratës, përfshirë edhe punonjës të OSHEE dhe Drejtorisë së Bujqësisë, po përdorin pozitat e tyre për të ushtruar trysni mbi qytetarët në këmbim të mbështetjes elektorale.
Njoftimi:
INFORMACION PËR BLERJE VOTE
Ne baze te informacioneve tona
Gjate mbremjes se djeshme dhe dites se sotme administratori i Njesise Admnistrative “Dajç” , Broz Pjetrani duke i thirrur njerezit ne zyren e Njesise por dhe duke levizur nepër zone, ka blere vota ne fshatin e Dajcit, ne fshatin e sSamrishit dhe ne fshatin Rrushkull.
Melazim Mustafa me profesion veteriner i punesuar ne Drejtorine Vendore te Bujqesise , me pretekstin e arsyeve te punes, qe nga mesdita e djeshme duke vazhduar gjate mbremjes dhe dites se sotme, ne baze te informacioneve tona po ushtron presion dhe ofron para ne kembim te votes.
Melazim Mustafa operon ne fshatrat Mushan, Belaj, Suka Dajç.
Ditier Draga me banim ne Vau Dejes me pozicion pune pergjegjes i OSHEE ne zonen e Dajçit se bashku me faturuesin e zones po ushtrojne presion dhe ofrojne para dhe favore ne lidhje me faturimin e energjise elektrike ne kembim te mbeshtetjes per subjektin PSD.
Gjate ketyre oreve te mbetura deri ne perfundim te procesit i kerkojme nje vemendje te shtuar institucioneve ligjzbatuese dhe Task- Forces se Spakpler evidentimin e ketyre rasteve dhe sigurimin e kushteve sa me optimale.