Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp tha se, Partia Demokratike në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve, dhe pastaj të gjitha të tjerat.
Berisha: Janë të miat apo dhe të tuajat këto. Hidh poshtë ti njërin nga këto pretendime. Këto nuk janë të miat, janë të çdo njeriu që beson tek vota e lirë, që thotë, qytetari im duhet të shprehë vullnetin.
Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë është bërë. Ju i dini.
Pjesa e dytë tani.
Partia Demokratike në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve, dhe pastaj të gjitha të tjerat.
Por emergjenca e emergjencës është se, zgjedhjet e grabitura nuk i falen kurrë, narkodiktatorit Edi Rama.
Cilido që mendon ndryshe, le të hedhë poshtë njërën nga faktet që kemi paraqitur.
Kësaj here gjërat bazë janë publike, i bëri me vendime qeverie Edi Rama. Nuk po merremi me ato të nëndheshmet.
Xhabaftët dolën haptas dhe i dhanë Blendi Xhabaftit 5500 vota, dhe i dyti merr 500 vota, 10 herë më pak se një hajdut i shpifur siç është Blendi Gonxhja. Ata dolën haptas, nuk e fshehën.
Ose lexoni shkrimet për Xhafzotajn, Pojën etj. Për Elbasanin, kudo. Kësaj here gjërat janë evidente dhe kjo është luftë, është luftë e vërtetë për vlerën më themelore të lirisë që është vota e lirë. Besoj se biem dakord për këtë.
Unë kam besim dhe tek mediat, që do të qëndrojnë fuqishëm, natyrisht ato të pakapurat se të kapurat do të çlirohen vetëm pas fitores së PD.