Rama ka zhdukur mesazhin më të fortë të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar gjatë takimeve zyrtare të Zëvendësdrejtori te Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Field. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës amerikane theksohet se Fields u takua me ministrin e Brendshëm, Hoxha dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Proda.
Ministri i Brendshëm nuk ka dhënë asnjë njoftim për shtyp në lidhje me diskutimet që ka pasur me zyrtarin e Departamentit të Shtetit. Pra, ministri i Ramës e ka injoruar këtë takim sepse nuk i ka interesuar mesazhi që i është dhënë në takim.
Nëse Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields nuk do të kishte përmendur “prioritetin” për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, si dhe do të mbështeste qeverinë për hapat e saj, atëhere të ishit të sigurtë se do të kishim njoftim zyrtar nga ministri i Brendshëm.
Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë në njoftimin zyrtar nuk flet për atë që duhet është prioriteti kryesor i amerikanëve në Shqipëri, lufta e karteleve dhe krimit të organizuar, por flet për cështje periferike, si për një akademi policësh në Ballkan.
Njotimi zyrtar i Policisë zhduk mesazhin amerikan
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda: “Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor.”
Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Rektorit të Akademisë Prof. Ilirjan Mando, certifikatën e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit – IADLEST.
Ky moment shënon një arritje madhore për arsimin policor në vendin tonë dhe për Policinë e Shtetit në tërësi.Gjatë bisedës në zyrën e Rektorit, me përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Drejtor Proda i informoi ata se së shpejti do krijohet në Tiranë, Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor, duke finalizuar idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit z. Jurgen Stock.
Ai siguroi përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të Ngarkuarën me Punë të ambasadës së ShBA-së, se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të vijuar punët e përbashkëta hetimore dhe operacionale që janë në zhvillim, por dhe në të ardhmen, me partnerët strategjikë dhe euroatlantik, si dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të finalizuar operacione me impakt kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Atë që fsheh Rama e zbardh të plotë Ambasada amerikane
Njoftimi i plotë:
Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.
Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.
Për të kuptuar se axhenda amerikane kundër karteleve ka shënjëstruar Ramën mjafton të konstatojmë se operacioni “URA” që goditi kartelin e Ramës me emrin “Poja” u realizua vetëm dy ditë pas “zbarkimit” të amerikanëve në Shqipëri, në një kohë që zvarritej prej tre muajsh nga Rama.