Lideri i opozitës, Sali Berisha e akuzoi Edi Ramën si kreun e një organizate kriminale dhe të narkoshtetit të parë në Europë, duke theksuar se, përveç veprimeve antikushtetuese para ditës së votimit, ai organizoi një farsë zgjedhore kriminale gjatë procesit.
Sipas Berishës, Edi Rama përdori çdo mjet për të dhunuar votën e qytetarëve, përfshirë prokurorinë dhe persekutimin e liderëve opozitarë. Ai theksoi se shqiptarët duhet të dalin në mbrojtje të lirisë dhe votës së lirë, pasi, pa to, Shqipëria nuk ka të ardhme.
“Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale.
Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë.
Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote.
Ai përdori prokurorinë e tij politike për burgosjen, persekutimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare, vetëm e vetëm se e di se është i pashpresë dhe ligji do bjerë pa mëshirë mbi të, familjarët e tij dhe bandën e tij.
E di këtë ai!
Këtu ne do vazhdojmë në respekt të shqiptarëve idealistë, të shqiptarëve patriotë, të shqiptarëve të ndershëm që besojnë se e ardhmja duhet të përcaktohet nga qytetarët e lirë me vullnetin e tyre dhe se pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, të ardhme në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.
