Hapet Gramshi, zbulohet skandali: Kutitë e mbushura me fletë votimi pa vulë

Kandidati fitues i PD tregon fletët e votimit para kamerave: Janë për PS, pa vula!

Hapja e kutive të votimit në Gramsh ka vërtetuar masakrën zgjedhore më 11 maj. Fletët e votimit pa vula janë numëruar si të vlefshme për PS.

Kandidati për deputet, i zgjedhur tashmë, Blendi Himçi, së bashku me vëzhguesit e Partisë Demokratike, kanë kontestuar procesin e rinumërimit, duke pretenduar se fletët e votimit pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për Partinë Socialiste.

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë ka nisur rinumërimi i 2,323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Procesi ka filluar me hapjen e 94 kutive nga bashkitë Peqin dhe Gramsh në qarkun e Elbasanit, ku po bëhet verifikimi i fletëve të votimit me materialet zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Pazaret e Ramës me “Eskobarin e Ballkanit”

Qeveria është treguar bujare për “Escobarin e Ballkanit”, alias Klement Balili, duke i kursyer atij …