FILE - Members of the House of Representatives gather in the chamber to vote on creation of a select committee to investigate the Jan. 6 Capitol insurrection, at the Capitol in Washington, on June 30, 2021. (AP Photo/J. Scott Applewhite, File)

Kongresmenët kërkojnë që të pranohen dëshmitë e ushtarakëve amerikanë për Gërdecin

Sot u mbajt seanca e radhës në GJKKO për çëstjen “Gërdecin”. Mësohet se gjatë seancës ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve.

Bëhet me dije se Mediu kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

Lëvizja nga Mediu vjen pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë, ndërkohë, seanca e radhës është vendosur të mbahet më datë 24 qeshor, ora 13:00.

“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’”, mësohet të ketë thënë Mediu.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …