Lamtumirë e mira Ardita…

Albana VOKSHI
Ka ditë si kjo e sotmja kur fjalët nuk mjaftojnë… Me zemër të rënduar mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ardita Kapos, kryetare e Gruas së LDG në Devoll. As dora nuk shkruante sot një mesazh lamtumire.
Ardita ëahtë një nga gratë që e kam admiruar më së shumti, nuk njihte lodhjen, as dorëzimin. Ashtu, gjithnjë e qetë, e dashur, e përkushtuar në heshtje, por me vepra që flisnin gjithnjë.
Prej vitesh, Ardita përballoi një sëmundje të rëndë, si rrallë kush, me forcë, pa u ankuar, pa humbur asnjëherë buzëqeshjen, shpresën dhe dritën në sy. Luftoi, sepse e donte jetën sic donte familjen.
Përtej drejtueses së strukturës, ajo kishte një zemër të madhe që rrezatonte ngrohtësi e mirësi.
Një mike që do të mungojë, një model përkushtimi për gjithkënd që kishte fatin ta njihte.
LDG sot humbi një drejtuese të cmuar, një prej zërave të vërtetë, njerëzorë dhe të dashur.
Jam thellësisht mirënjohëse për gjithçka që ishte Ardita ka bërë për mbështetje edhe në ditët më të vështira të PD, edhe në ditët kur nuk ndjehej mirë.
Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortit, vajzave të saj të vogla dhe familjes së saj të dashur.
Prehu në paqe, e dashur Ardita

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …