Pse SPAK hesht për keqpërdorimin e BKH nga Koordinatori i Ramës për krimin?

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit u zhvillua në Tiranë dhe Durrës, me urdhër të prokurorit të SPAK Bledar Maksuti, për të ushtruar kontroll në banesat dhe bizneset e Ergys Agasit, ish-drejtues i Inspektoratit të Mjedisit, një prej personazheve më të përfolur të viteve të fundit në skenën politike dhe mediatike.

Agasi, sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, është njeriu që koordinon lidhjet mes kryeministrit Rama dhe botës së krimit në Shqipëri, një lloj “eminence gri” e pushtetit të nëndheshëm.

Por ndryshe nga rastet e tjera ku SPAK është treguar i zëshëm dhe i qartë për veprimet e veta, për kontrollohet ndaj Agasit mbizotëron heshtja. Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, asnjë komunikatë për shtyp.

Heshtja e SPAK ka nxitur spekulime. Në rrjetet sociale pati njoftime për arrestimin e tij apo për largimin e tij jashtë vendit, në Dubai, aty ku po strehohen kriminelët më të kërkuar të Shqipërisë. Në media qarkulloi edhe lajmi për një udhër-arrest të firmosur, por mungesa e konfirmimit nga SPAK vetëm sa i ka shtuar spekulimet për këtë rast me ndjeshmëri të lartë.

Sipas ish-numrit dy të qeverisë, Agasi është personi që konsumon verë 33.000 euro shishja me kryeministrin Rama, në zyrën e këtij të fundit.

Kush është Ergys Agasi?

Emri i Ergys Agasit është përmendur shpesh në akuzat e opozitës, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore. Ai është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi dhe ka mbajtur më herët postin e kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Megjithëse më herët ka qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, më pas ai u integrua në strukturat e Partisë Socialiste.

Agasi ka zgjedhur që të mos japë deklarata publike mbi akuzat që i janë bërë, qoftë nga opozita, qoftë nga ish -zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, që e ekspozoi atë si njeriun që lëviz fijet e pushtetit.

Akuzat nga politika

Monika Kryemadhi, ish-kryetare dhe deputete e LSI, e ka akuzuar publikisht Agasin se ka qenë njeriu që ka “urdhëruar” mënyrën e dhunshme të arrestimit të Ilir Metës.

Arben Ahmetaj, gjatë intervistës së dhënë për emisionin REPORT të RAI 3 e akuzoi Agasin si “koordinatorin” e grupeve kriminale në Durrës që, sipas tij, përdoren nga pushteti në zgjedhje.

Sali Berisha ka deklaruar se Agasi është i lidhur me bandat në zonën e Durrësit dhe është një nga figurat kyçe në rrjetin e ndikimit të maxhorancës.

Asnjë nga këto akuza nuk është ndjekur me veprime konkrete nga organet ligjzbatuese, në veçanti nga SPAK, të paktën me sa dihet publikisht.

Pse po hesht SPAK?

Mungesa e çdo njoftimi zyrtar nga SPAK për një operacion që ka ndodhur realisht, ngre dyshime të forta mbi natyrën e hetimit (nëse është në fazë të hershme e rrezikon dekonspirimin) apo për ndjeshmërinë politike për shkak të figurës së Agasit dhe lidhjeve të përfolura me kryeministrin Rama.

Megjithatë, për shkak se operacioni është dekonspiruar tashmë, SPAK ka detyrimin t’i japë shpjegime publikut. Heshtja e SPAK po krijon një një vakum informacioni, që po mbushet nga spekulimet e shumta mediatike dhe jo vetëm. /Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Skandal/ Video e udhëtimit dhjetramijëra euro të Ramës drejt Hagës me avionin e ri personal

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në …