Avokati i Popullit/ Berisha: Po mashtroni hapur, ne e sollëm çështjen gjer në votim, ju e shtytë në momentin e fundit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën në Kuvend për zvarritjen prej një viti të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Ai deklaroi se procesi kishte mbërritur deri në votim, por ishte mazhoranca ajo që e shtyu në momentin e fundit.

“Tani, këtu keni vetinë të mashtroni, të trilloni çdo gjë, siç u vjen.

Por këtu në këtë sallë, ne çështjen e Avokatit të Popullit e kemi sjellë gjer në votim dhe jeni ju që në momentin e fundit e shtytë.

Jeni ju që kërkuat…

Nuk është e vërtetë. U bë një proces, kaloi një proces dhe erdhi gjer në sallë dhe ju kërkuat që të shtyhet për një kohë të dytë.

Ju mashtroni njëri-tjetrin, por mos mashtroni publikun se mashtrimi publik përbën vepër të rëndë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Izolimi nga shembja e rrugëve, Korça në revoltë, kërkohet shpallja e emergjencës!

Bllokimi i rrugës Librazhd–Pogradec që prej ditësh ka sjellë vështirësi ekonomike dhe ka bllokuar gjithë …