Berisha-Toni Gogut: U nxive sterr në Komisionin e Jashtëm të PE për atë që u tha për farsën elektorale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në replikë në Kuvendin e Shqipërisë akuzoi deputetin socialist Toni Gogu për përfaqësim të dështuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, lidhur me raportin mbi zgjedhjet në Shqipëri.

Berisha tha se, ky njeri që flet këtu, u nxi, u bë sterrë në aulën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për ato që u thanë, qoftë në raport, qoftë në diskutime të deputetëve më kryesorë për farsën elektorale në Shqipëri.

Në fund të replikës, Berisha ironizoi me ndikimin e kryeministrit Rama ndaj Gogut, duke thënë se, tre herë të nxori Rama si automat.

E përsëris atë që i kam thënë parafolësit, se ky Biblën e lexon si Manifestin e Marksit.

Ky njeri që flet këtu, u nxi, u bë sterrë në aulën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për ato që u thanë, qoftë në raport, qoftë në diskutime të deputetëve më kryesorë për farsën elektorale në Shqipëri.

U nxi dhe doli bashkë me atë tjetrin, ishte me Etjen Xhafën, e imagjinoni ju apo jo.

Kishte marrë Etjen Xhafën me vete dhe dolën të dy të nxirë.

Çfarë tha eurodeputeti Gahler në atë fjalë?

Çfarë tha raporti?

Raporti tha se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje të standardeve. Në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale.

Se shteti elektoral është vepër… se krimi mori pjesë në zgjedhje.

Pra, në qoftë se u bë një gjykim, kontrolli politik i drejtësisë, aty ishte ky, e keni të shkruar në raport, atë raport që ti e përshëndet për ta fshehur.

Se bën një përshëndetje aty për ta fshehur.

Nja tre herë të nxori Rama si automat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Video e udhëtimit dhjetramijëra euro të Ramës drejt Hagës me avionin e ri personal

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në …