Kryetari i PD. Sali Berisha, në një deklaratë për media, u shpreh se Partia Demokratike nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit 2025, duke i quajtur ato të paligjshme dhe të manipuluara.
Sipas Berishës, një pjesë e rëndësishme e kutive të votimit janë të ndërruara dhe të ardhura nga selia e Partisë Socialiste, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë çdo legjitimitet të procesit zgjedhor.
“Këto ishin dokumentet e 12 qendrave të votimit, të cilat në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk mund t pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS apo dhe vetë nga qendrat ilegale të patronazhistëve.
Këto të dhëna hedhin poshtë përfundimisht farsën elektorale të 11 Majit 2025 dhe pikërisht bazuar në këto të dhëna dhe qindra e mijëra të tjera që kemi paraqitur para jush, PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme.
Se këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD”, tha Berisha.