Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht edhe deputet i ardhëshëm, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj pronarit të Report Tv, Carlo Bollino, i cili pretendon se në gjyqin mes tyre, nuk ka prova për korrupsion për këtë të fundit.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e ka quajtur makut dhe ka theksuar se ‘edhe pse ka disa seanca që nuk guxon të paraqitet personalisht në sallën e gjyqit, nga frika e përballjes me faktet për makutërinë e tij të pashembullt, ky mashtrues kronik, qenka shqetësuar për gjyqin e rradhës dhe provat e reja që do paraqiten për bëmat e tij korruptive’.
Postimi i plotë
Leçjani hajdut i truallit publik 4000m2 në mes të Tiranës, pseudo gazetari i katundeve të Italisë, i cili tashmë do hyjë në analet e gazetarisë si një ushtar i rëndomtë i kreut të 5D Veliaj, qënka shqetësuar sot nga seanca e rradhës e zhvilluar në Gjykatën Penale të Tiranës!
Edhe pse ka disa seanca që nuk guxon të paraqitet personalisht në sallën e gjyqit, nga frika e përballjes me faktet për makutërinë e tij të pashembullt, ky mashtrues kronik, qenka shqetësuar për gjyqin e rradhës dhe provat e reja që do paraqiten për bëmat e tij korruptive.
Habi e madhe se si personazhe të tillë, të cilëve u dridhen duart dhe zëri para gjykatës, sapo dalin jashtë, marin kurajo dhe trimërohen tek shkruajnë apo shqiptojnë mashtrimet e rradhës, të cilat as vetë nuk i besojnë…
Gazetaria shqiptare sot çalon pikërisht prej personazheve njëpërdorimsh si leçjani Bollino, i cili është kthyer në simbolin e gazetarit biznesmen, që ngrehinën mediatike të cilën drejton, e përdor si makineri balte e shpifje ndaj kujtdo që guxon të flasë për korrupsionin qeveritar apo atë bashkiak!
Pa merak Carlo, po ke kurajo, të pres në seancën e radhës, që të heqësh merakun për provat të cilat dukshëm të mundojnë aq shumë.
Makut!