Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini! Sekuestron e urdhëroi prokuroria e Veronës! Skapi fsheh bisedat mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës me gazetarët se karteli Çela mbrohet nga Altin Dumani. Sipas Berishës, sekuestron ndaj tyre e urdhëtori prokuroria e Veronës, ndërsa SPAK sipas tij, ka komunikime të tëra mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës.

“Ermal, kemi me të bëjmë me zonën e kartelit Çela.

Kartelit ndër më gjakësorët dhe më të rrezikshmit të Ballkanit dhe Europës.

Kartelit që mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini.

Dhe tani më lejoni të bëj një sqarim meqë jam këtu. Radhën e kaluar një gazetar më pyeti këtu të komentoja ndërhyrjet e Spakut ndaj kartelit Çela.

Ai ishte një falsitet i plotë. Ishte prokuroria e Veronës dhe absolutisht jo Altin Troplini, e cila kishte urdhëruar sekuestro pasurive të kartelit Çela.

Dhe duhet t’u them këtu se në prokurorinë speciale, në Skapin e partisë, ekzistojnë kilometra e kilometra biseda midis Taulant Ballës dhe Mario Çelës, vëllait të Suel Çelës, në të cilat flitet jo vetëm për zgjedhje, por flitet edhe për politikanët kundërshtarë. Flitet edhe për projekte, por të gjitha i mbyll Altin Troplini. Altin pengu i krimit.

Dhe ju lutem medieve, të jenë shumë të kujdesshme, të mos servirin si akte të Skapit, akte që nuk kanë asnjë lidhje.

Ju e dini që kartelin Çela e ka zbërthyer dhe e ka denoncuar me të gjitha dimensionet Nuredini Troplini, që në fakt ka kryer shumë vrasje, por në fund tregon se i ka mbetur një nanogram karakter krahasuar me Altin Dumanin, Troplinin e Spakut.

I ka denoncuar me hollësira, por ata i mbron Altin Troplini.

Dhe thirret në Verona dhe i jepen të dhënat dhe e servirin këtu sikur të ishte një iniciativë e Skapit të partisë.

Edhe njëherë i ftoj mediat t’u thonë të vërtetat qytetarëve, asnjë trafikant, asnjë grup, organizatë kriminale nuk është arrestuar nga iniciativa e skapistëve të partisë, por është arrestuar me kërkesën dhe ndërhyrjen e partnerëve tanë, italianë, gjermanë, amerikanë, britanikë, francezë, etj.

Pra, të mos e ngatërrojnë këtë.

Tani, kjo është zonë krimi dhe në zonën e krimit, karteli i kërcënon jo më pak se me kokën njerëzit.

Dhe kështu duhet ta kuptojmë heshtjen e të tjerëve aty. Guxo e flet, në mëngjes mund të mos gdhihesh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vjedhjet që kalojnë nga Turqia/ Pacolli: Mesazhi që biznesmeni turk mori nga Presidenca e Erdogan

E njëjta skemë si në rastin e Tunelit të Llogarasë ashtu edhe në Aeroportin e …