Farsa elektorale/ Berisha: Ky është një kushtrim për t’u ngritur me gjithë forcën dhe rikthyer votën e lirë në këtë vend

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi dule folur per farsën elektorle tha duke paraqitur faktet e manipulimit, tha se, ky është një kushtrim për t’u ngritur me gjithë forcën dhe rikthyer votën e lirë në këtë vend.

“Pra, siç e shihni, edhe pasi ka organizuar në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ndërkombëtare, 4500 evente, përfshi Giro d’Italia ditën e votimit dhe një ditë para votimeve, për të ndikuar tek zgjedhësit.

Edhe pasi ka prokuruar mbi gjysmë miliardi euro për të ndikuar për votat.

Edhe pasi ka shpërndarë 76 milionë euro për pensionistët në mes të fushatës elektorale, 100 euro për pensionist që përbëjnë 48 përqind të votuesve.

Edhe pasi ka angazhuar dhjetëra mijëra punonjës të administratës të armatosur me të dhënat sekrete personale të qytetarëve për t’i terrorizuar ata apo për t’u premtuar.

Edhe pasi ka përdorur fuqinë ekzekutive për punësimin e përkohshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve për efekte vote.

Edhe pasi ka përdorur fuqinë ekzekutive për dhjetëra mijëra qytetarë me leje ndërtimi, me leje legalizimi dhe certifikata pronësie për të marrë votën.

Edhe pasi ka licencuar mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që lejon ligjin, Edi Rama ka urdhëruar terroristët e tij patronazhistë në komisione që të votojnë ata apo që të kontrollojnë në mënyrë të plotë dhe totale qytetarët në votimin e tyre.

Për çdo shqiptar është e qartë se farsa elektorale 11 maj 2025 është një poshtërim masiv për shqiptarët që besojnë se duhet të votojnë të lirë.

Është një dhunim i lirisë së votës dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Është një thirrje, një kushtrim për t’u ngritur me gjithë forcën dhe rikthyer votën e lirë në këtë vend, pa të cilin shqiptarët të ardhme nuk kanë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …