Berisha publikon të tjera pamje tronditëse: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën! Kjo është zona e kartelit të Suel Çelës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, ndërsa vijoi të denoncojë të tjera pamje mbi farsën elektorale të 11 majit. Ai u shpreh se në vend të zgjedhësve votuan komisionerët dhe se qytetarët vetëm palosnin fletën.

“Farsa zgjedhore 11 maj 2025 ishte një farsë universale.

Ishte një proces i degraduar dhe i dhunuar në të gjithë shtrirjen dhe segmentet e tij.

Unë e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri se në farsat elektorale, vota vdes pa rënë në kuti.

Por cilido që sheh dokumentet zyrtare të procesit zgjedhor të ditës së zgjedhjeve më 11 maj konstaton se ajo është autopsia e kufomës së farsës elektorale.

Edhe aty nuk kanë lënë nen dhe ligj pa thyer.

Me 11 maj, dokumentet zyrtare faktojnë se masivisht qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve që u qëndronin si xhelatë të votës së lirë në dhomën e fshehtë.

Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe.

Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera.

Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri.

Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri.

Është e njëjta qendër votimi.

Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton.

Komisionieri terrorist elektoral.

Është zona e kartelit të Suel Çelës.

2285, mos gabohem, është qendra e votimit.

Detyra e tij është vetëm të palosë fletën e votimit.

Prapë, komisioneri…

Unë thashë kam marrë disa, po mund t’u sillja këtu me qindra.

Vetëm nga një qendër ë, se është e lehtë të diktohet që është e njëjta qendër.

Harroi ta përqafonte…

Beso dhe kontrollo…

Komisioneri terrorist elektoral…

Ja mbi se qëndron mandati i katërt i Edi Ramës, mbi krimin, drogën.

Po, po, edhe ky i dikton votën.

E shihni cili ka qenë votimi?

Tani do votojë edhe ky vetë prapë, sa herë të dojë.

Vazhdon komisioneri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria është një narko-shtet”/ Intervista me Kryeprokurorin e Napolit

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha pikat e shitjes së drogës, janë protagonistë në trafikun …