Deklarata e fortë/Kokaina kalon në Portin e Durrësit nën mbikqyrjen e Shërbimit Informativ, lidhjet e Ergys Agasit me Vlora Hysenin

Monika Kryemadhi ka denoncuar sot publikisht lidhjet e Ergys Agasit me Drejtoreshën e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni përmes pyetjeve retorike që ajo ka ngritur pas daljes nga SPAK.

A e keni pyetur sa kontenierë me kokainë kanë kaluar nga Porti i Durrësit nën mbikqyrjen e Ergys Agasit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar? A e keni pyetur Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Kombëtar se çfarë lidhjesh ka me Ergys Agasin dhe si ka funksionuar Shërbimi Informativ Kombëtar për të informuar të gjithë shërbimin e shpërndarjes së kokainës dhe të heroinës në Portin e Durrësit?

Cilat janë lidhjet e Policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ në administrimin e të gjithë këtij procesi? këto kanë qenë pyetjet retorike të Kryemadhit për të denoncuar rënien e shtetit në duart e krimit të organizuar dhe në funksion të plotë të karteleve të kokainës dhe heroinës nën mbikqyrje e Koordinatorit të Ramës për krimin Ergys Agasi.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Nga 12 media, 11 transmetojnë vetëm mashtrimet e Ramës

Fatjon Gjinaj: Zoti Berisha, a keni një koment, nga 12 media në një platformë, 11 …