FILE PHOTO: Members of the European Parliament vote on lifting immunity for Italian lawmaker Andrea Cozzolino and Belgian lawmaker Marc Tarabella, both of the centre-left Socialists and Democrats, who Belgian investigators want to question over a cash-for-influence corruption scandal, in Brussels, Belgium February 2, 2023. REUTERS/Yves Herman

Eurodeputeti: Zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan, raporti e thotë qartë

Fredi Beleri: 

Cili do të jetë qëndrimi juaj në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita?

Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve. Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë.

Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian.

Ky është edhe qëndrimi i BE-së?

Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve.

Komentim për marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin.

Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje.

About Krye Redaktor

Check Also

Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku

Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga …