Dy javë nga zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në Elbasan dhe në ajër u çlirua ajër toksik,dy qytetarë nga Elbasani depozituan këtë të martë në Gjykatë një padi civile kundër shoqërisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, me akuzën për cenim të rëndë të mjedisit dhe shëndetit publik si pasojë e zjarrit të ndodhur më 1 korrik.
Fatmira Sejrani, 63 vjeç, e sëmurë prej 15 vitesh nga asma bronkiale, e lidh sëmundjen e saj drejtpërdrejt me ndotjen katastrofike të ajrit në qytetin e Elbasanit.
Gruaja thotë se gjatë ditëve të zjarrit ajo u detyrua ta përdorte pompën disa herë në ditë, përkundër dy herë që e përdor në ditë të zakonshne.
Aktivisti dhe juristi Gentian Sejrani i cili përfaqëson Fatmira Sejrani në këtë betejë ligjore, shprehet se nuk do të lejojmë që ndotësit të fshihen më pas heshtjes. Eco Elb, Bashkia Elbasan dhe të gjithë subjektet industriale ndotës në këtë njësi vendore duhet të mbajnë përgjegjësi.
Rasti synon të vendosë një precedent për mbrojtjen ligjore të të drejtave mjedisore dhe për t’u dhënë zë qytetarëve që përballen çdo ditë me pasojat e ndotjes.